Champions League UEFA

Juventus-Tottenham do të jetë sfida e binjakeve

Ndeshja e të martës në mbrëmje mes Juventus dhe Tottenham do të vërë përballë njëra-tjetrës dy skuadra shumë të ngjashme për sa i takon politikave të klubit në merkaton, si bardhezinjtë, ashtu edhe “Spus” kanë shitur shumë yje gjatë viteve të fundit duke qëndruar gjithsesi mes më të mirave në kampionatet respektive. Sigurisht, në krahasim me anglezët, Juventus ka fituar më shumë trofe dhe ky nuk është një detaj, veçanërisht në futboll.

Duhet shtuar edhe se, ndërsa bardhezinjtë janë një nga klubet më të rëndësishëm në Itali dhe ai që ka fituar më shumë në vitet e fundit, Tottenham nuk ka të njëjtën traditë fitoresh. Megjithatë, skuadra e Pochettino i është afruar shumë skuadrave me të mira të Premier League në vitet e fundit dhe e ka bërë këtë duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë të Juventus-it.

Nuk është një rastësi që nga vitrinat e Tottenham dhe Juventus kanë dalë dy prej lojtarëve më të shtrenjtë të të gjitha kohërave në historinë e futbollit: Bale nga njëra anë, Pogba nga tjetra. Uellsiani u larguar nga Londra për t’u transferuar te Real Madrid në verën e 2013-ës për 100 milionë euro. Tre vite më pas, Pogba la “Zonjën” për t’u kthyer tek United për 110 milionë euro. Para Neymar, Dembele, Coutinho dhe Mbappe, Juventus dhe Tottenham kanë realizuar shitjet më të rëndëishme të historisë së futbollit.

Por rastet e Pogba me Bale janë vetëm maja e ajsbergut. Tottenham dhe Juventus kanë të njëjtën metodë pune në merkaton: kur vjen oferta e duhur lojtarët më të mirë mund të shiten. Kjo ka ndodhur në Torino me Pogba, Vidal dhe Bonucci. Te Tottenham me Bale, Walker, Modric dhe Carrick. Në krahasim me anglezët, Juventus ka vazhduar të fitojë dhe shpreson që kjo traditë të vazhdojë edhe të martën në mbrëmje.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA shpall lojtarin më të mirë të javës në Champions

F.autor

E pranon edhe vetë ylli i Realit! E preka topin me dorë dhe ishte penallti

Sadik.Autor

Taulant Xhaka kundër ‘yjeve’ të Man. Cityt, ja formacionet

Q.Autor

Leave a Comment