Futboll La Liga

Iniesta: Është normale që kjo të ndodhë në janar dhe shkurt

Barcelonaps i ka munguar shkëlqimi në ndeshjen e barazuar 0-0 me Getafe-n, sipas Andres Iniesta-s. Katalanasit kanë dominuar në zotërimin e topit, por nuk arritën të gjenin një gol. Ky rezultat mund të ketë rihapur luftën për titull, duke parë se Atletico Madrid ka ngushtuar diferencën në shtatë pikë.

“Na ka munguar diçka, por ndeshje të tilla janë normale në janar dhe shkurt”, ka thënë Iniesta. “Ishte e pamundur të merrnim tri pikët, edhe pse u munduam. Jemi me fat që jemi në garë në të gjitha kompeticioniet, por për ta bërë të mundur këtë duhet të shpenzosh shumë energji”.

“Ndeshje të tilla janë normale dhe ne duhet të shikojmë përpara. Do ta analizojmë lojën që kemi bërë dhe do t’i shfrytëzojmë këto ditë për të pushuar dhe për t’u kthyer në formën e duhur për ndeshjen e radhës”, ka përfunduar Iniesta.

Related posts

SHKËLQEU NË SUPERIORE ME KASTRIOTIN/ Ylli De Silva drejt largimit. Në drejtim të tij kanë mbërritur katër oferta

Delo.autor

Përfundon gjithçka! Ky do të jetë ekipi i ri i sulmuesit Harry Kane!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ E sulmoi edhe vetë tifozi i tij, merr fund me turp epoka Benitez te Everton

Delo.autor

Leave a Comment