Champions League UEFA

Juventusi, mes tabuve e problemeve në Ligën e Kampioneve

Juventusi ia komplikoi jo pak gjërat vetes për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Në sfidën e zhvilluar në “Allianz Stadium” ndaj Tottenham Hotspur, “Zonja e Vjetër” hodhi poshtë avantazhin 2-0 të krijuar në 9 minutat e para, për të barazuar sfidën me londinezët në 2-2. Ndeshja e kthimit që do të luhet në “Wembley” do të jetë vendimtare për kampionët e Italisë, që i pret një detyrë shumë e vështirë.

Skuadrat angleze kanë rezultuar një mallkim për bardhezinjtë, pasi në 5 përballjet e fundit të saj me klubet e Premier League në sfidat me eliminim direkt, Juventusi gjithnjë është eliminuar.

Por jo vetëm kaq, skuadra torineze trembet edhe nga një precedent tjetër lidhur me Bajernin e Mynihut. Përpara 3 viteve, Juventusi luajti finalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa sezonin pasardhës u eliminua pikërisht në 1/8 e finaleve nga skuadra bavareze. Ndeshja e parë me gjermanët në atë kohë u mbyll 2-2, ndërsa në Mynih, Bayern fitoi 4-2 pas kohës shtesë, në një ndeshje ku Juventusi mori një avantazh të dyfishtë.

Por, Juventusi ka edhe probleme të tjera. Me mungesën e Dybala, dhënien e Pjaca me huazim, “Zonja e Vjetër” rezultoi pa shumë alternativa në sulm përballë Tottenham. Një situatë që u rëndua me dëmtimin e Mandzukic në ije, që detyroi trajnerin Allegri ta zëvendësojë. Po kështu, një tjetër zëvendësim i detyruar ishte ai i Sturaros, që do të thotë një reduktim akoma më i madh i zgjedhjeve të Allegrit.

Në këtë pikë, për kampionët e Italisë që duan të shkojnë në ndeshjen e 7 marsit në një formë sa më të mirë, shpresat janë te Paulo Dybala, i cili mund të jetë në fushën e lojës që në ndeshjen derbi të së dielës dhe Blaise Matuidi, i cili është element i rëndësishëm në skemën e trajnerit livornez.

Related posts

Reali synon finalen e tretë radhazi, Bayerni i destinuar pë përmbysjen e madhe

Sadik.Autor

MADHËSHTOR/ Chelsea fiton Champions League për herë të dytë në histori

Delo.autor

AKSIONI SPEKTAKOLAR QË U FINALIZUA ME GOL/ Shijoni mrekullinë e Barcelonës në “Old Trafford” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment