Champions League Futboll Sport

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Porteri Neuer: “Katalanasit” janë një tjetër skuadër tani. Mendoj që…

Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer është gati për ndeshjen e sotme ndaj Barçës. Portieri gjerman tha në konferencën për shtyp se skuadra bavareze do ta vlerësojë Barcelonën edhe pse nuk do të ketë Mesin në fushën e lojës.

Nojeri gjithashtu kujtoi edhe 8-2 e para dy viteve edhe pse është i bindur që Barça është një tjetër skuadër tani.

Është harruar 8-2?

Nuk mund të harrosh një ndeshje të tillë. Barcelona është një tjetër skuadër tani. Nuk e di a është me e fortë apo me dobët, por nuk është ajo që ka qenë për vetë faktin se luan pas shumë vitesh pa Lionel Mesin.

Të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj që ata do të jenë më mirë nga ana taktike. Ndeshja e fundit sigurisht që ka qenë një makth për spanjollët dhe brenda tyre ata do të duan një revansh. Është ndeshja e parë për të dyja skuadrat, shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe një start të mirë në Champions.

Si pritet të jetë Barça pa Mesin?

Është një ndjesi e çuditshme. Por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Nuk mund të them që kemi fjetur më qetë tani, Barça vazhdon të jetë një klub i madh me lojtarë të mirë të cilët mund të na vënë në vështirësi. Kur luan ndaj tyre nuk është asnjëherë e lehtë. Mendoj që tifozët do të kenë mundësi për të parë një ndeshje spektakolare.

Si është përgatitur ndeshja?

Kemi nisur të punojmë që të dielën, e dimë që kemi një skuadër të mirë por në sfida të tilla është shumë e rëndësishme se si do të praktikohet ana taktike. Duhet të funksionojë gjithçka në mënyrën më të mirë. Gjithsesi, futbolli nuk është asnjëherë i parashikueshëm dhe në sfida të tilla duhet të mendojmë edhe për gjërat që mund të ndodhin papritur.

Sa e rëndësishme do të ishte një fitore në Spanjë?

Është vetëm ndeshja e parë dhe është herët për të folur për trofe. Sigurisht që Champions-i është një objektiv i rëndësishëm për ne. Por duam të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Një fitore nesër (sot) do të ishte mirë për anën psikologjike dhe për ndeshjet e ardhshme.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË TRAJNERIT SHKËMBI/ Ndryshimet në staf, ja dy largimet e radhës nga Teuta

Delo.autor

DO TË PËRBALLET ME INTER/ Flet Valverde: Në dyshim prezenca e “Pleshtit”, polemikat vijnë nga …

Delo.autor

AL-KHALAIFI VAZHDON SHPENZIMET NË FUTBOLL/ Pronari i PSG-së kërkon të blejë dhe një klub të Premier Ligës

F.autor

Leave a Comment