Albanian Stars Futboll

Kaçe bind, zë vendin e titullarit tek Panathinaikos

Ergys Kaçe ka debutuar për Panathinaikosin.

Vetëm në ditën e fundit të merkatos së dimrit u zgjidh gjiçka për mesfushorin kuqezi, por duket se ka qenë një prej më të kërkuarve nga trajneri i Panathinaikos, Marinos Ouzounidis, pasi e ka aktivizuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Panetolikosit, ndërsa qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.

Ergys Kaçe u largua nga PAOK-u në huazim, me synimin për të gjetur sa më shumë hapësira, për të ruajtur vendin në kombëtaren e Panuccit dhe duket se aventura në kryeqytetin helen ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Korçari mbajti në shpinë fanellën me numrin 5, në këtë takim që përfundoi në barazim pa gola, ndërsa bëri një paraqitje të mirë, duke marrë edhe vlerësimet e mediave greke.

Related posts

NDRYSHIM I PLANEVE PËR TË ARDHMEN/ Kampioni i botës përgatit lamtumirën: Kam vendosur të ndryshoj

Delo.autor

“ÇMENDEN” tifozët e INTERIT/ JUVENTUSI pranë firmës me lojtarin zikaltër

Sadik.Autor

MILAN-FIORENTINA/ “Kuqezinjtë” me shumë mungesa në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment