Futboll Sport

SFIDA NDAJ SHIROKI PËR CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia në sulm ndaj boshnjakëve, ja formacioni i mundshëm…

Vllaznia do të luaj nesër ndeshjen e kthimit të turit të parë në Konferencë Ligë, në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Shiroki Brijeg. Me rregulloren e re, goli në fushën kundërshtare nuk “pi ujë”, kështu që pas humbjes 3-1 në Bosnjë, nesër shkodranët duhet të fitojnë me tre gola diferencë për të synuar kualifikimin.

Një mision jo aq i pamundur, pasi edhe me një fitore me dy gola diferencë ndeshja mund të shkojë në shtesë. Për të arritur këtë qëllim trajneri Brdariç nuk do të kursej asgjë, ndaj pritet një Vllazni e takimit të parë.

FORMACIONI – Nga ajo që është parë dhe punuar në seancat e fundit stërvitore, por edhe nga çfarë është mësuar në klub, trajneri Tomas Brdariç parashikohet të hedhë nesër në fushën e lojës një formacion sulmues. Reparti ku nuk do të ketë ndërhyrje do të jetë prapavija. Zogoviç do jetë në portë dhe para tij katërshja e mbrojtjes Gurishta, Adili, Imami dhe Bulatoviç. Mungesa me peshë e Krymit do të bëjë që tekniku të ndryshojë edhe modulin e lojës. Nga një vendosje me tre mesfushë, kthehet me dy para mbrojtjes, Kaleziç dhe Jonuzi.

Faza sulmuese pritet të ketë më shumë prioritet. Në dy krahët e mesit të fushës priten që të aktivizohen Kruja e Gjurgjeviç, ndërsa nga minuta e parë pritet që të luaj edhe braziliani Da Silva. Me sa duket lëvizjet nga takimi i parë diku të diktuara dhe diku për të kërkuar më të mirën janë të dukshme.

Ndërsa, sërish në majë të sulmit pritet që të aktivizohet boshnjaku Dilaver. Pavarësisht se pak janë bindur nga ajo që ka dhënë në takimin e parë, sërish sulmuesi do të kërkoj të bëjë më të mirën për shkodranët. Dy aktivizime me shumë vlera, për më tepër në repartin e sulmit, si dhe ndryshimi i skemës në një 4-2-3-1, pritet që të sjellin edhe arritjen e kualifikimit për në turin tjetër.

KRYMI E BRDARIÇ – Dy mungesa të sigurta ka Vllaznia ndaj Shirokit. I pari është mesfushori i qendrës Ardit Krymi, që u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes së parë në Bosnje.

Një mungesë e rëndësishme për shkodranët. Ndërsa i dyti është trajneri Tomas Brdariç, që u ndëshkua me karton të kuq për protesta ndaj gjykimit. Të dy do të jenë nesër së bashku, por kësaj në tribunë për të ndihmuar skuadrën nga shkallët. Elvis Plori pritet ta drejtojë ekipin në pankinë, patjetër dikush do i transmetojë udhëzimet e gjermanit.

Related posts

ELSEID HYSAJ NJË HAP LARG ROMËS/ Mediat italiane zbulojnë marrëveshjen, ja oferta

Delo.autor

Pjesa e parë/ Barazim i çmendur në Korçë, gola e spektakël

Sadik.Autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Amoruso: Juventus në krizë? Nuk është penduar që shkarkoi Sarrin, Pirlo merito të ketë…

Delo.autor

Leave a Comment