Futboll

Nga Weah, Kaladze, Klitschko e deri tek Ilir Meta. Kush ishin sportistët të cilët e zhvendosën karrierën e tyre në politikë

Shumë sportistë të suksesshëm kanë vazhduar të japin kontributin e tyre në sport edhe pas tërheqjes nga angazhimi aktiv, duke marrë role drejtuese në skuadra apo në poste më të larta. Por disa sportistë të suksesshëm kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të vazhduar karrierën e tyre, atë të politikës.

Shumë prej sportistëve të njohur kanë rezultuar të suksesshëm edhe në këtë fushë, duke treguar edhe njëherë ‘talentin’ e tyre të dytë.

Alpenews.al ju sjell disa sportistë të njohur që e kanë zhvendosur karrierën e tyre nga sporti tek politika…

Vitali Klitschko

Wladimir Klitschko dhe vëllai i tij i madh, Vitali, e dominuan kategorinë e peshave të rënda në boks për thuajse një dekadë.

Vitali e përfundoi karrierën në vitin 2012 me një rekord prej 45 fitoresh (41 me nokaut) dhe dy humbjeve.

Në vitin 2004, të dy vëllezërit e mbështetën Vickor Yuschenkon në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, ndërsa 12 muaj më pas, Vitali u caktua këshilltar i presidentit.

Më pas, ai u bë lider i Aleancës Demokratike Ukrainase për Partinë Reformuese në vitin 2010, e cila fitoi 40 ulëse në Kuvend në zgjedhjet e vitit 2012.

Vitali Klitschko mbetet një figurë kuçe politike dhe e konsideron BE-në si “model zhvillimi”.

Sebastian Coe

Atleti britanik i ka fituar dy medalje të arta në vrapimin në 1.500 metra, në Lojërat Olimpike të vitit 1980 dhe 1984.

Në vitin 1992, ai zgjodh si deputet i Falmouth dhe Camborne për Partinë Konservative, para se ta humbte ulësen në zgjedhjet e përgjithshme pesë vite më vonë.

Ai iu kthye politikës si shef i stafit të William Hague për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, kur nuk rezultuan të suksesshëm.

Ndërkaq, Coe me sukses siguroi që Londra të ishte nikoqir i Lojërave Olimpike të vitit 2012 dhe është zëvendëspresident i Shoqatës Ndërkombëtare të Federatës së Atletikës (IAAF).

Romario

Ai është një prej futbollistëve më të mëdhenj brazilianë, ndërsa ishte ylli i skuadrës në Kampionatin Botëror të vitit 1994.

Po ashtu, Romario ishte pjesë e ekipit të ëndrrave të Barcelonës nën drejtimin e Johan Cruyffit.

Pas karrierës si futbollist, ai u zgjodh në Dhomën e Deputetëve nga Partia Socialiste e Brazilit.

Në vitin 2014, Romario u zgjodh në Senatin e vendit të tij dhe fitoi më së shumti vota prej të gjithë kandidatëve duke e përfaqësuar Rio de Janeiron.

Manny Pacquiao

Manny Pacquiao është një prej boksierëve mjaft të suksesshëm në kategorinë e tij.

Ai ka fituar 11 trofe të rëndësishëm botërorë dhe është i pari në histori që ka fituar tituj në katër prej tetë kategorive.

Filipinasi është edhe një rezervist ushtarak dhe mban gradën e nënkolonelit në Forcat Rezervë të Armatës Filipinase.

Pacquiao për herë të parë garoi për një vend në Kuvend në vitin 2007, ndërsa në vitin 2016 grumbulloi 16 milionë vota për t’u renditur i shtatë në mesin e 12 senatorëve te rinj.

Kakha Kaladze

Ish-mbrojtësi i majtë i Milanit u bë gjeorgjiani i pari që e ka fituar Ligën e Kampionëve, pas triumfit të Rossonerëve në vitin 2003.

Suksesi me klubin italian e bëri shumë të pëlqyer në vendlindjen e tij duke e bërë një personazh të rëndësishëm.

Pas pensionimit në vitin 2012, Kaladze u bë anëtar i partisë opozitare, Ëndrra Demokratike Gjeorgjiane dhe u zgjodh deputet në Parlament, para se të caktohej ministër i Energjisë.

Kjo gjë shkaktoi reagime për konflikt interesi, për shkak të aksioneve të tij në një kompani të konstruktimit të hidrocentraleve.

Këtë vit, Kaladze dha dorëheqje nga posti i ministrit të Energjisë dhe u zgjodh kryetar i kryeqytetit, Tbilisi.

Marat Safin

Fituesi i dyfishtë i Grand Slam, Marat Safin, pati një karrierë të suksesshme si tenist.

Në vitin 2000 triumfoi në US Open si 20 vjeçar dhe pesë vite më vonë fitoi në Australian Open.

Njëherësh, luajti edhe në gjysmëfinale të Wimbledonit dhe French Open.

Safin u bë anëtar u Dumas Shtetërore në vitin 2011, ku e përfaqëson Partinë Rusia e Bashkuar të Vladimir Putinit.

Imran Khan

Ish-ylli pakistanez i kriketit, pasi u tërhoq nga sporti u angazhua në politikë.

Në vitin 1996, ai e themeloi Partinë Tehreek-e-Insaf në Pakistan (që në përkthim do të thotë Lëvizja Pakistaneze për Drejtësi).

Ai zhvilloi një fushatë të pasuksesshme në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997, mirëpo në vitin 2013, partia e tij u bë partia e dytë më e madhe në Pakistan dhe ai tash konsiderohet si politikani me ngritjen më të shpejtë.

Boyko Borisov

Borisov herë pas here luan për FC Vitosha Bistritsa. Në vitin 2013, ai u bë lojtari më i vjetër që luajti ndonjëherë për një klub profesionist bullgar kur u paraqit për Vitosha në Grupin B, ndarja e dytë e futbollit bullgar.
Por kjo nuk e pengon atë të jetë edhe politikan ku do të ri-zgjidhej Kryeministër i Bullgarisë që nga 4 maji 2017. Ai kishte mbajtur më parë postin e Kryeministrit në dy raste të veçanta, nga viti 2009 deri në 2013 dhe nga viti 2014 deri në janar 2017. Ai ishte gjithashtu kryetari i bashkisë së Sofjes nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Ilir Meta

Pasioni i Presidentit aktual të Shqipërisë ishte sporti. Ai zgjodhi peshëngritjen, e cila i shkonte për shtat edhe me fizikun. Me fanellën e Tiranës e të Dinamos zhvilloi disa kampionate, ku megjithëse në ato pak vite nuk pati ndonjë rezultat, binte në sy si një sportist i pasionuar dhe shumë këmbëngulës.
 Por më pas jeta e tij do të merrte një rrjedhë krej tjetër, me angazhimin në radhët e PS në vitin 1993.
Ndryshimi i sistemit e gjeti Ilir Metën student në fakultetin ekonomik. Ishin vite të trazuara dhe tundimi për t’u arratisur jashtë vendit ishte e madhe.
 Ishte ky momenti kur Meta vendosi përfundimisht që të rrinte në Shqipëri dhe pa humbur kohë, filloi të aktivizohej në politikë. Ishte ndër studentët që shkuan në takimin e famshëm me Ramiz Alinë në fund të vitit 1990 ndërsa fillimi i vitit 1992 do të shënonte nisjen e karrierës në Forumin Rinos Eurosocialist. Ishte vetëm 23 vjeç kur u zgjodh edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e që atëherë ka qenë gjithmonë aty, si Deputet, Ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e së fundmi President.

George Weah

 

Legjenda e Milanit, George Weah, u zgjodh president i Liberisë pas fitores përballë rivalit të tij politik, Joseph Boakai.

Fituesi i Topit të Artë (1995) konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë afrikanë në histori, ndërsa krahas Rossonerëve, Monaco, Paris Saint-Germaini, Chelsea dhe Manchester City – janë ndër klubet e njohura ku ai ka luajtur.

Në vitin 2014, u zgjodh në Senatin liberian dhe në zgjedhjet e dhjetorit, u zgjodh president i Liberisë. /Alpenews.al/

Related posts

I pafuqishëm përballë JUVES dhe RONALDOS, mediat nuk e lënë HYSAJN rehat

Isa.Autor

SPECIALE/ Ku po shkojmë?: Kombëtarja e PANUCCIT në KAOS, nuk premton asgjë

Isa.Autor

LËSHON NJË DEKLARATË “BOMBË”/ Sulmuesi i Manchester United: Dua të largohem nga klubi në…

Delo.autor

Leave a Comment