Albanian Stars

Kampioni i Europës tregon sekretin e suksesit: Sportistët duhet të martohen të rinj

Nëse mendoni se stërvitja e fortë është çelësi i një karriere të suksesshme sportive, e keni gabim.

Kampioni i Europës dhe Ballkanit në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, ka zbuluar në “Pop Culture” se kush është vërtet sekreti për të qenë sportist që arrin objektivat.

“Për të pasur karrierë të suksesshme, sportisti duhet të martohet herët. Unë kisha një vit e gjysmë i lidhur dhe në janar jam fejuar”, tha Smajlaj.

Kur u pyet nëse e fejuara i bëhej xheloze, atleti nga Shkodra deklaroi: “Edhe bëhet xheloze, sidomos kur iki jashtë shtetit për stërvitje, që i bie të largohem 1-2 muaj. Kur bëhet xheloze, i them që të vijë te mua”.

Në lidhje me të ardhmen, Izmir Smajlaj u shpreh: “Është herët për të folur, të mbyll një herë karrierën, më pas të shohim. Mund të bëhem trajner ose menaxher”.

Related posts

Shënoi gol vetëm 30 sekonda pasi u fut në fushë, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Milanit

Q.Autor

Refuzoi ftesën e FSHF-së, Vasil Ruci: Kam frikë se më helmoni!

Q.Autor

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar shënon gol të bukur kundër Sevillas në derbi

Q.Autor

Leave a Comment