UEFA

Kërcënimi i inspektorëve që po hetojnë Skënderbeun, reagon presidenti i UEFA-s

Përmes një deklarate zyrtare në uebsajtin e saj, UEFA ka bërë me dije se Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio, janë kërcënuar me jetë.

“Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, theksohet në deklaratën e UEFA-s.

“UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i që punon në këto çështje vendimtare mund të llogarisë mbështetjen e plotë të organizatës”, theksohet në deklaratë.

Ndërkohë, ka reaguar dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, i cili ka deklaruar: “Ne nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto çështje edhe pse palë të treta përpiqen të na trembin. Ata (inspektorët) që po merren me këtë çështje kanë mbështetjen totale të UEFA-s dhe timin personal”.

Related posts

VIDEO/ Penalltia misterioze e Ronaldos: Topi ngrihet para goditjes. Çfarë ishte kjo ‘magji’?!

Q.Autor

Arsenali luan sezonin me Atleticon, Salzburgu për mrekullinë ndaj Marseille

Sadik.Autor

VIDEO/ Atletiko përmbys lojën në pjesë të parë

Q.Autor

Leave a Comment