Futboll Premier League

Këta janë 10 lojtarët që i kanë dhënë më shumë pikë ekipeve të tyre

Kevin De Bruyne ka fituar më shumë pikë për skuadrën e tij se çdo lojtar tjetër i Premier League dhe kryesuesit e Manchester City do të ishin në vendin e katërt të klasifikimit. Belg është favorit për të fituar çmimin si Lojtari i Vitit i Premier League për këtë sezon. Kompania “BetStars” ka përllogaritur vlerën e kontributit që çdo lojtar i Premier League ka dhënë për ekipin ku luan dhe nëse golat dhe asistet e tyre kanë ndihmuar skuadrën të barazojë apo fitojë.

Nëse goli apo asisiti i lojtarit e ka ndihmuar ekipin të fitojë, ai merr dy pikë, nëse ai e ka ndihmuar të barazojë merr një pikë. Nga shtatë golat dhe 14 asistet e realizuar nga De Bruyne deri në këtë moment të sezonit, 10 i kanë dhënë avantazhin City-it dhe i kanë dhuruar ekipit të Pep Guardiola plot 20 pikë. “Qytetarët” janë në vendin e parë dhe kanë një avantazh prej 16 pikësh ndaj vendit të dytë, që mbahet nga Manchester United, por pa kontributin e De Bruyne ata do të ishin në vendin e katërt mbrapa Chelsea-it. Golashënuesi më i mirë i Premier League, Harry Kane, është në vendin e dytë me 17 pikë të fituara për Tottenham me 23 golat e tij të realizuar në këtë kampionat.

Vendi i tretë mbahet nga Alvaro Morata, i cili ndodhet mbas Kane me 16 pikë, pavarësisht se ka humbur disa ndeshje për shkak dëmtimi. City ka dy lojtarë të tjerë në Top 10, me Sergio Aguero që ndodhet në vendin e katërt dhe Raheem Sterling, që pozicionohet në vendin e shtatë. Romelu Lukaku është më i miri i Manchester United me 14 pikë të fituara për skuadrën e tij, ndërsa Salah i Liverpool ka grumbulluar 13 pikë për “Të Kuqtë”. Më pas vijnë Eriksen (Tottenham), Ibe (Bournemouth) dhe Rooney (Everton), respektivisht me nga 11 dhe 10 pikë.

Related posts

Rusia me “dorë të hekurt”/ Organizatorët e Botërorit paralajmërojnë huliganët për ndëshkime

Sadik.Autor

BUZËQESH MOU/ Barku i Lukakut dhe “magjia” e Smalling i dhurojnë 3 pikët Man United (VIDEO)

Isa.Autor

Milani e do, bomberi i Serie A i dërgon një mesazh!

Sadik.Autor

Leave a Comment