Futboll Të tjera

7 kartonë të kuq, ndërpritet ndeshja në kampionatin brazilian (Video)

Takimi mes Victorias dhe Bahias në kampionatin brazilian të futbollit, ka përfunduar në një ndeshje masive boksi. Gjithçka ka ndodhur pas ekzekutimit të një 11-metërshi nga ana e miqve, që u shndërrua në gol dhe solli barazimin.

Në atë moment, portieri i vendasve shkon dhe konfliktohet me sulmuesin që ekzekutoi 11-metërshin dhe më pas në sherr përfshihen disa futbollistë, teksa nuk mungojnë as shkëmbimet e grushteve.

Në përfundim të konfliktit, arbitri ndëshkon me karton të kuq 5 futbollistë të Vitorias dhe 2 të Bahias, duke bërë që automatikisht të ndërpritet edhe ndeshja, pasi nëse një skuadër humb më tepër se 4 lojtarë, ndeshja konsiderohet e mbyllur.

Vitoria dhe Bahia janë pjesë e Campeonato Baiano në Brazil, teksa sfida nuk ishte aspak vendimtare, pasi jemi vetëm në javët e para të kampionatit.

Related posts

NË PRITJE TË RIFILLIMIT TË SEZONIT/ Trajneri Setien rimodelon Barcelonën, ja kush rrezikon tek “katalanasit”

Delo.autor

FINANCAT PREJ KORONAVIRUSIT/ “Suning” konverton borxhin, ja gjendja e arkave të Inter

Delo.autor

TRONDITET CHELSEA/ HAZARD paralajmëron LARGIMIN: Pas 2 muajve do të jem…

Isa.Autor

Leave a Comment