Futboll

Kina do të bllokojë Inter-in edhe në 2018-ën

Inter është rimëkëmbur, ka gjetur fitoren dhe ka përmirësuar pozicionin në renditje, duke shkuar në vendin e tretë. por ajo që nuk ndryshon është gatishmëria për të bërë investime. Qeveria kineze, në fakt, ka vendosur të bllokojë investimet jashtë shtetit në disa sektorë të veçantë, si shtypi, prodhimi i armëve, kinemaja dhe futbollit.

Me pak fjalë, nuk do të ketë shpenzime jashtë kufijve të Kinës, me qeverinë kineze që ka vendosur të ndalë arratisjen e kapiteleve jashtë vendit. Ky vendim do të hyjë në fuqi që nga marsi i këtij vitit. Por duhet theksuar se edhe në muajt e fundit janë limituar investime të tilla, siç i ka ndodhur kompanisë “Suning”, që zotëron Inter-in.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dyshja e famshme e botës së sportit bëhen bashkë për blerjen e Çelsit

F.autor

5 FITORE RADHAZI/ Juve në zonën Champions, Allegri: Napoli nuk mund të fitojë gjithnjë

F.autor

STATISTIKAT/ Këta janë 10 golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve “Euro 2020”

F.autor

Leave a Comment