Futboll

Pochettino: “S’krahasohemi me Juventus, ëndërrojmë të bëhemi si bardhezinjtë”

Vigjilje të Champions League për Tottenham që do të pefrormojë në Torino për të sfiduar Juventus. Trajneri i Spursave, Mauricio Pochettino, gjatë fjalës së tij në konferencën e fundit për mediat, përpara ndeshjes së të martës mbërma, deklaroi: “Kemi grumbulluar dhe po udhëtojmë me të gjithë kontigjentin, me shpresën që të kemi të gjithë futbollistët në formë. Do të shohim në momentet e fundit se kush mund të aktivizohet. Alderweireld nuk është me ne, do të tentojmë që ta ndihmojmë të rikthehet sa më parë, pa rrezikuar dëmtimin e tij, shumë të rëndë, që mund të përkeqësohet. Duhet të vijojë të punojë për tu rikthyer më i fortë se më parë. Në këto ndeshje duhe të jesh në formë 200%”.

 

“Mendoj se Juventus është një skuadër e jashtëzakonshme dhe nuk mund të krahasohemi me ata, si përsa i përket historisë, ashtu edhe për sezonet e fundit. Po ndërtojmë një projekt të rëndësishëm dhe jemi një skuadër e re. Ëndrra jonë është që të arrijmë nivelin e klubit bardhezi. Do të shohim nëse nesër do t’ja dalim të jemi në nivelin e tyre. Jam i lumtur që ndodhem në Torino, kam dëgjuar gjithmonë të flitet mirë për qytetin dhe krahinën e Piemonte. Prejardhja ime është pikërisht prej këtu, por tani mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Juventus është një klub i nivelit më të lartë, me një kontigjent të shkëlqyer me futbollistë të mëdhenj. Nëse nuk do të jenë Dybala, Matuidi dhe Barzagli, atëherë trajneri bardhezi do të ketë mundësinë që t’i zëvendësojë më së miri edhe pse do të kishte preferuar që t’i kishte të gjithë në dispozicion”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Related posts

ÇEREKFINALET EUROPA LEAGUE/ “Topçinjtë” fitojnë bindshëm ndaj Napolit, Chelsea zhbllokon në fund të sfidës

Delo.autor

PLAS MES SHOKËSH/ RONALDO i përgjigjet KEQ pyetjes së RAMOSIT për…

Isa.Autor

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR LARGIMIN NGA KLUBI/ Donnarumma i qëndron besnik Milanit

Delo.autor

Leave a Comment