Futboll Premier League

Klopp e ka me anësorin: E vendosi ai rezultatin!

Jurgen Klopp u shfaq mjaft i irrituar me gjyqtarët pas barazimit 2-2 të Liverpoolit me Tottenhamin në “Anfield”. Trajneri gjerman i “The Reds” deklaroi se rezultati u ndikua nga gabimet e gjyqtarëve, kryesisht të anësorit, i cili, sipas tij, dha dy 11-metërsha të paqenë për miqtë.
“Ishin në fushë dy skuadra shumë cilësore, që kërkonin me çdo kusht fitoren, por rezultati u vendos nga vendimet e gjyqtarit anësor. Si gjithmonë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë atë që ndodhi. Kjo është e gjitha.”
Duke i analizuar në detaje të dy episodet, Klopp u mundua të shpjegonte se gjyqtari e ka penalizuar shumë skuadrën e tij.

“Mos mendoni se arbitri erdhi tek unë për të më thënë: “Më vjen keq, bëra një gabim te penalltia e parë”. Sepse ishte një pozicion jashtë loje i qartë. Nuk e di se çfarë diskutuan kryesori dhe anësori. Në penalltinë e dytë duket që Virgil van Dijk e ka prekur Lamelan, por të gjithë e dimë që Lamela e kërkoi vetë kontaktin. Kjo është situata. E di që do të thonë se kishte prekje, por gjatë pjesës së parë pati kontakte shumë më të forta dhe nuk na është dhënë asnjë goditje e lirë.”

Related posts

NDËRSA ICARDI PO KALON NJË KRIZË/ Wanda Nara nuk di të ndalet, mahnit fansat me linjat e saj (FOTO)

Delo.autor

DONNARUMMA NIS AVENTURËN NË PARIS/ Ish-trajneri: PSG falimenton po nuk fitoi

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “AUDI CUP”/ Zidane befason: Vetëm për ketë kemi nevojë…

Delo.autor

Leave a Comment