Futboll La Liga Sport

Valverde: Iniesta është i pazëvendësueshëm

Ernesto Valverde pranon se Andres Iniesta nuk mund të zëvendësohet te Barcelona. Iniesta ka lajmëruar largimin e tij nga katalanasit duke deklaruar se do të transferohej në Kinë.

Barcelona ka ka thyer dy herë rekordin e transferimeve me Coutinho dhe Dembele në tentativë për të zënë boshllëkun që do të lë Iniesta në fund të sezonit.

“Kemi folur edhe më parë por ato janë gjëra private midis lojtarit dhe trajnerit,” shprehet Valverde.

“Të mos bëjmë kot sikur ai mund të zëvendësohet. Ai është një lojtar me karakteristika të tilla që nuk mund të riprodhohen nga askush tjetër.

“Kur ke një lojtar të atij niveli që largohet duhet të gjesh balanca të tjera në ekip, mënyra të tjera.

“E dimë se Barça ka një stil futbolli të caktuar, është e dukshme. Por atë që të jep Iniesta, nuk do ta japë asnjë lojtar tjetër.”

Related posts

Europa League/ Atletico shënon gol ndaj Marsielles

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mbrotësi i Tottenham i surprizon të gjithë, lë Europën dhe transferohet të luajë në…

Delo.autor

LISTA E “FORBES”/ Sportistët më të paguar në botë, Federer mposht CR7 dhe Messi

Delo.autor

Leave a Comment