Futboll Seria A

Lazio, tre “gjigandë” të Premier League interesohen për De Vrij

Rinovimi i kontratës me Lazio nuk po vjen dhe në këto kushte shtohen klubet e interesuara për Stefan De Vrij, futbollisti që do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale. “Besoj se do të rinvojë së shpejti, por me holandezët është gjithmonë e vështirë të bisedosh,” – kishte thënë drejtori teknik i Lazio, Igli Tare, në lidhje me të ardhmen e qendërmbrojtësit. Në këto kushte, pas ekipeve italiane Juventus dhe Inter, sipas “Daily Express” ka pasur edhe një interesim të tre skuadrave të Premier League: Chelsea, Liverpool dhe Manchester United.

Image result for Stefan De Vrij

De Vrij është konfirmuar si një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A, që kur Lazio e mori nga Feyenoord në verën e vitit 2014. Gjatë këtij sezoni ai ka qenë i pazëvendësueshëm për skuadrën e Simone Inzaghi  dhe ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha veprimtaritë, 22 prej të cilave në Serie A, duke shënuar tre gola. Me 2317 minuta në fushë ai ka qenë futbollisti më i aktivizuar te bardhekaltërit. De Vrij numëron edhe 33 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e Holandës ku tanimë ka fituar statusin e titullarit të pazëvendësueshëm.

Related posts

“JANË FORCUAR SHUMË NË MERKATO”/ Totti analizon: Inter dhe Napoli janë forcuar shumë, por Juventus…

Delo.autor

CHELSEA-NEWCASTLE/ Startojnë Willian, Hudson-Odoi dhe Abraham (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SKANDAL/ Ish-lojtari i Gjermanisë në telashe, i’u gjetën 30 foto të fëmijëve të abuzuar seksualisht

Delo.autor

Leave a Comment