Futboll Sport

ÇËSHTJA “SUPER LEAGUE”/ Dridhen Juventus, Barcelona dhe Real Madrid. UEFA zyrtarizon vendimin

UEFA ka hapur zyrtarisht procedurat kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus në lidhje me Superligën.

E ka bërë të ditur me një komunikatë zyrtare në faqen e saj:

“Pas një hetimi të bërë nga Komiteti i Etikës dhe Disiplinës në lidhje me projektin Super League, janë hapur procedura disiplinore kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus për një shkelje të mundshme të rregullave të UE FA-s. Informacione të mëtejshme do të publikohen në kohën e duhur”, lexohet në komunikatë.

Ka ardhur kështu reagimi zyrtar i organit kryesor të futbollit europian në lidhje me tentativën për të krijuar një kompeticion të ri sportiv.

Një projekt që ka dështuar pak orë pas krijimit pas lamtumirave të klubeve të përfshira, me përjashtim të tre skuadrave që tani mund të ndëshkohen nga UEFA.

Related posts

“EURO 2020″/ Të papërmbajtshëm suedezët, Forsberg bën heroin dhe ndëshkon Poloninë (VIDEO)

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT NË KAMËZ/ Duka thyen heshtjen: Dihet niveli i shoqërisë shqiptare…

F.autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Tirana bën goditjen e parë në merkato, firmos me sulmuesin kosovar…

Delo.autor

Leave a Comment