Futboll

Legjenda e Man United: De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror në United

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se portieri David de Gea është momentalisht lojtari i vetëm i klasit botëror në klub.
De Gea, i cili u shpall lojtari i vitit i Unitedit për tri sezone më radhë mes viteve 2013 dhe 2016, është duke kaluar nëpër formë të shkëlqyer përsëri, transmeton Express.

“Djajtë e kuq” barazuan pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Sevillës falë riflekseve të mrekullueshme të spanjollit, kur ia priti goditjen me kokë Luis Murielit.

“De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror që Manchester Unitedi e ka. Mbase mund të thoni Sanchezi, por ende nuk është i tillë në United, edhe nëse ka qenë në atë nivel në pesë apo gjashtë sezonet e kaluara”, ka thënë Neville për Goal.

“Por, De Gea është lojtar i vetëm që Manchester Unitedi e ka momentalisht që do të thosha se ka performuar për klubin në nivel të klasit botëror”, ka shtuar ai.

Related posts

E SHAKRKUAN/ ANCELOTTI sulmon BAYERNIN: Bavarezët nuk donin të…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ TIRANËS/ Prenga: Kam stërvitur mesfushorin e Interit, te Laçi kam motivim të dyfishtë

Isa.Autor

I NDODH E PAPRITURA/ Tifozi i Napolit i punon reng Piolit. Shikoni si reagon trajneri kuqezi (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment