Futboll Sport

Emery zbërthen Arsenalin e tij dhe zbulon objektivin e “topçinjve”

Unai Emery i ka përshkruar planet e tij si “agresive” për Arsenalin, teksa do të jetë në rolin e pasuesit të Arsene Wenger. Trajneri spanjoll është duke kërkuar që skuadra e tij të ndjekë titullin e Premier League.

Duke përshkruar projektin e tij në krye të “topçinjve të Londrës”, ish-trajneri i Sevilla dhe PSG tha: “Stili ynë me topin duhet të jetë protagonist, të bëjmë gjëra me kombinime, të kontrollojmë ndeshjen me pozicionimin e topit dhe pastaj, kur të kemi hapësirën, të jemi agresivë, duke shkuar përpara.

Në mbrojtje: së pari duhet të organizohemi mirë, të mos e dorëzojmë topin shpejt. Në këto dy momente të ndeshjes ne duhet të punojmë, të themi se këtu në stërvitje është më e lehtë se ta bëjmë atë në fushë. Pra, kemi nevojë për kohë, por tani jam i lumtur, sepse mendoj se lojtarët po përmirësohen.

Ne kemi nevojë për dy gjëra: lojtarë cilësorë, të cilët nuk na mungojnë, dhe pastaj organizim. Së bashku mendoj se mundemi të përmirësohemi, të fitojmë në rrugën tonë. E përsëris filozofinë tonë: organizohu, pastaj luaj.

Kur ne nisim një moment sulmues, dua që edhe portieri të mendojë për këtë, ai është i pari. E njëjta gjë, kur angazhohemi në fazën mbrojtëse, dua që edhe sulmuesit tanë të mendojnë për këtë. Dua që këto dy momente të ndjehen të njëjta për të gjithë lojtarët.

Secili lojtar duhet ta ketë këtë cilësi, kjo është një karakteristikë për të ndihmuar ekipin si kolektiv. Për mua, kjo është shumë e rëndësishme. Është e qartë se qëllimi i klubit është të fitojmë titullin kampion. Unë dua që lojtarët dhe tifozët të luftojnë së bashku për këtë objektiv, duke gëzuar në çdo ndeshje, duke shijuar çdo moment në stadiumin tonë”.

Related posts

Mediat spanjolle e quajnë të kryer, Reali firmos për 35 milionë paund me portierin…

Isa.Autor

LIVE/ Finalja Liverpool-Tottenham, starton pjesa e dytë në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

Një sirenë deti si Antonella Fiordelisi

Sadik.Autor

Leave a Comment