Futboll

Leo Messi e mposht ish-yllin e Realit, bëhet asistuesi më i mirë në histori të La Ligës

Vizioni i jashtëzakonshëm i Lionel Messit ia siguroi edhe një fitore tjetër Barcelonës të shtunën në mbrëmje dhe i ndihmoi vetë atij të futet në histori të La Ligës përsëri.
Në fitoren e Barcelonës 6-1 kundër Gironës, Messi dhuroi një pasim të shkëlqyer për golin e parë në ndeshje të shënuar nga Luis Suarez, transmeton Express.

Tani, Messi mund të mburret se ka krijuar gola më shumë se çdo kush tjetër në histori të La Ligës, plot 148, një më shumë se ish-ylli i Real Madridit, Michel, i cili kishte regjistruar 147 asiste në karrierë në La Liga.

Numri 10 i Barcelonës nuk është thjesht golashënues. Asisti i tij këtë fundjavë – edhe ka mundur të kishte shumë më shumë sikur bashkëlojtarët e tij t’i shfrytëzonin pasimet e tij – ishte i 12-ti në La Liga këtë sezon deri tani.

Më së shumti asiste në një edicionin në La Liga Messi arriti në sezonin 2014-15 kur dhuroi plot 19 asiste.

1⃣4⃣8⃣ 🎁Leo Messi sets a new #LaLiga record for assists! 😍#LaLigaHistory 🔝

Gepostet von LaLiga am Samstag, 24. Februar 2018

Related posts

Mundësi e shkëlqyer për norvegjezët, Strakosha mban portën e paprekur

Sadik.Autor

KOMBËTARJA FEMRA/ Fitore historike për vajzat “kuqezi”, vendosin rekord në kualifikueset në Botëror

Delo.autor

Brazil, Neymar do të ketë një kat të spitalit vetëm për vete

Q.Autor

Leave a Comment