Shqipëri

Lika: Nuk ishim të dorëzuar, të sigurojmë sa më shpejt mbijetesën

Hasan Lika nuk mendon se Luftëtari hyri i dorëzuar në fushë përballë Laçit, vetëm për faktin e ishte mposhtur 3-0 në sfidën e parë çerekfinale. Sipas trajnerit të gjirokastritëve skuadra e tij bëri maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv në sfidën e kthimit që përfundoi me suksesin 0-1 të kurbinasve.

“Nuk ishim të dorëzuar, bëmë përpjekjet tona. Kemi pasur futbollistë me shumë probleme, pas ndeshjes ndaj Teutës. Pavarësisht rezultatit 3-0, menduam të bënim diçka në pjesën e parë, por nuk ia dolëm. Edhe me aktivizimet në pjesën e dytë, të Bregut, Abazajt dhe Rrocës, përsëri nuk ia dolëm. Nuk më mbetet gjë tjetër veç se t’i shpreh urimet e mia kundërshtarit.”

Gjithsesi vëmendja e Luftëtarit shkon te kampionati aty ku bluzinjtë ende nuk kanë siguruar mbijetesën.

“Ne pretendojnë, që të kalojmë zonën e ftohtë. Kemi ndeshje të vështira. Duam t’i shkëputemi sa më parë fundit të tabelës.”

Related posts

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Toleroi racizmin anti-shqiptar në 2011, ja gjyqtari që do të vendosë drejtësi në “Arena Kombëtare”

Delo.autor

BRUNO TELUSHI TEK ANORTHOSIS? Media qipriote nxjerr zbuluar “fake-newsin” e portaleve sportive në Shqipëri

Delo.autor

“PO PUNOJ FORT TË MBAJ KËTË RITËM”/ “Bomberi” Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë

Delo.autor

Leave a Comment