Futboll

Lille-PSG, vendasit kanë humbur 11 nga 14 të fundit ndaj Parisit

Lille po lufton për mbijetesë në Ligue 1 dhe është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Situata e tyre mund të përkeqësohet këtë të shtunë, duke parë se ata do të presin në shtëpi Paris-Saint Germain për javën e 24-të të kampionatit. Në 40 përballjet e mëparshme të luajtura mes këtyre dy ekipeve në “Stade Pierre-Mauroy”, Lille ka marrë 23 fitore, PSG 7 dhe 10 ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim.

Pas eliminimit të pësuar në Kupën e Francës nga Strasbourg javën e kaluar, ekipi i Galtier ëstë hakmarrë në Ligue 1 duke mundur Strasbourg 2-1. Parisi, nga ana tjetër, ka mundur 4-0 Montepellier në javën e fundit të kampionatit dhe në mesjavë ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Ligës pas ka mundur 2-3 Rennes në transfertë.

Ndërkohë, Lille ka humbur 11 nga 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër PSG nmë të gjitha kompeticionet, me 3 ndeshjet e tjera që janë mbyllur në barazim. PSG është e pamposhtur në 40 nga 43 ndeshjet e fundit të kampionatit (35 fitore, 5 barazime, 3 humbje).

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Biglia realizon një super gol dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Ja premtimi që i bën Braziliani trajnerit Solari…

Delo.autor

WOLVES – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” dëshirojnë fitoren për motivim ndaj derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment