Futboll La Liga

Transferimi te Barcelona, Carragher: Coutinho nuk vlen aq para

Një person i cili nuk është i impresionuar nga lëvizja e Philippe Coutinho në Barcelonë është ish-lojtari dhe kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili sugjeroi se nuk ia vlen tarifa e transferimit prej 140 milionë eurosh që katalanasit i paguan Redsave për shërbimet e tij.

Coutinho u transferuar në fillim të janarit nga Barcelona për një shifër që së bashku me bonuse mund të shkoj deri në 160 milionë euro.

Ky transferim u lavdërua nga të gjithë, por jo edhe nga Carragher, i cili kritikoi këtë lëvizje në mes të sezonit.

“Unë nuk jam dakord me humbjen e tij në mes të sezonit”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports.

Carragher mendon se Coutinho nuk vlen 140 milionë euro (Getty Images)

“Në atë kohë, Liverpooli ishte gjallë në Kupën FA dhe janë ende në garë në Ligën e Kampionëve”.

“Tifozët e Liverpoolit, duke përfshirë edhe veten time, ndiheshin mirë kur Coutinho qëndroi në verë, edhe pse e dinim se do të shkonte në fund të sezonit”.

“‘Coutinho nuk është aq i mirë. Ai nuk vlen 140 milionë euro”, shtoi anglezi.

“Unë do t’ia kisha preferuar atij që të fitoj para pak më pak, të sigurohej që klubi e kishte atë në këtë pjesë të sezonit, dhe pastaj le të shkonte në verë”, përfundoi ish-kapiteni i Reds.

Related posts

KËSHILLON “SPECIAL ONE”/ Panucci: Mourinho ka zgjuar entuziasmin e të gjithëve, duhet të hyjë fuqishëm në…

Delo.autor

LËSHOHET BOMBA NË SERIE A/ Mjeku i Lazios: Kështu, shëndeti i lojtarëve është në rrezik!

Delo.autor

“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Mbrojtësi Doka: Nuk e prisja një debutim kaq të mirë

Delo.autor

Leave a Comment