Futboll

Qazim Laçit i mjaftojnë 4 minuta për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio

4 minuta i mjaftuan Qazim Laçit për të realizuar dhe për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio në ligën e dytë franceze.

Mesfushori i talentuar i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili rikthehej nga një dëmtim që e mbajti jashtë edhe nga dy sfidat e fundit të skuadrës së Alban Bushit ndaj Sllovakisë, u hodh në fushë në minutën e 70-të dhe në të 74-ën realizoi golin e avantazhit dhe atë që zhbllkoi shifrat në sfidën mes AC Ajaccio dhe Nancy, takim që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së Qazim Laçit.

Për mesfushorin shqiptar i cili luan si i huazuar nga Olympiacos te AC Ajaccio, ky ishte goli i 3-të në këtë sezon të ligës së dytë franceze.

Related posts

TRANSFERTA E BUJSHME/ Juventusi interesohet për yllin e Fiorentinës, në “luftë” dhe 4 skuardra të mëdha

Isa.Autor

SULMON MBROJTËSIN MAGUIRE/ Van Der Sar: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ INTERI “i fiksuar” pas TALENTIT gjerman që po MAHNIT EUROPËN

Isa.Autor

Leave a Comment