Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE Kukësi-Skënderbeu/ Super goli i Soue, rihapet takimi në “Zeqir Ymeri” (Video)

Është duke u luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” kryendeshja e javës së 22-të mes kampionëve aktual të Kukësit dhe kryesuesve në fuqi të Skënderbeut. Një ndeshje prestigji, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren.

Dzarua

 

Mungesa të shumta në radhët e korçarëve. Kapiteni Orges Shehi, Marko Radas, Bajram Jashanica dhe Sabjen Lilaj nuk do të jenë të gatshëm në sfidën e sotme, për trajnerin Daja. Nga ana tjetër, te kampionët do të mungojë qendërmbrojtësi Alla dhe mesfushori Imami. Kur kanë kaluar 21-javë, Skënderbeu ka arritur të grumbullojë 49 pikë, ndërsa verilindorët 35 pikë.

Kukesi55

Korçarët janë 14 pikë larg verilindorëve dhe nuk kanë aspak presion. Megjithatë, fitorja shihet si një “hakmarrje” e ftohtë për atë që ndodhi një sezon më parë në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku Skënderbeut i iku titulli kampion në takimin e parafundit me verilindorët.

Shkodra

 

Një humbje në shtëpi do të jetë një goditje e madhe për Kukësin që, gjithashtu, e sheh këtë ndeshje në formë shpagimi për dy humbjet që korçarët i kanë shkaktuar në këtë sezon futbollistik.

KUKËSI-SKËNDERBEU 2-0

Kale 20′ , Shkodra 45′/ Soue 62′

62′ GOOOL Skënderbeu 2-1. Ali Soue ka ngushtuar diferencën, ku pas një shkëputje mjaft të bukur nga mbrojtësit vendas, ka gjuajtur në hyrje të zonë, duke e dërguar topin në trekëndësh.

54′ Xhejms lëshon një gjuajtje nga distanca, topi përfundon shumë larg kuadratit.

48′ Përsëri Kukësi me Gurin, i cili merr një pasim me kokë nga Shameti brenda zonës, gjuajtja e sulmuesit shkodran ka përfunduar jashtë kuadratit.

47′ Mundësi e shkëlqyer për Kukësin. Idrizi kroson bukur nga e djathta për Gurin, i cili gjuan me kokë nga brenda zonës, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Related posts

VLERËSIMET PËR JAVËN E 16 TË SUPERIORES/ Njihuni me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Eros Grezda zyrtarizohet në klubin e ri. Sulmuesi ndryshon edhe numrin e fanellës

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Realdo Fili: Objektivi ynë është të arrimë në…

Delo.autor

Leave a Comment