Futboll

LIVE Kukësi-Skënderbeu/ Zhbllokohen shifrat në “Zeqir Ymeri”, Kale kalon në avantazh vendasit (Video)

Është duke u luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” kryendeshja e javës së 22-të mes kampionëve aktual të Kukësit dhe kryesuesve në fuqi të Skënderbeut. Një ndeshje prestigji, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren.

Mungesa të shumta në radhët e korçarëve. Kapiteni Orges Shehi, Marko Radas, Bajram Jashanica dhe Sabjen Lilaj nuk do të jenë të gatshëm në sfidën e sotme, për trajnerin Daja. Nga ana tjetër, te kampionët do të mungojë qendërmbrojtësi Alla dhe mesfushori Imami. Kur kanë kaluar 21-javë, Skënderbeu ka arritur të grumbullojë 49 pikë, ndërsa verilindorët 35 pikë.

Korçarët janë 14 pikë larg verilindorëve dhe nuk kanë aspak presion. Megjithatë, fitorja shihet si një “hakmarrje” e ftohtë për atë që ndodhi një sezon më parë në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku Skënderbeut i iku titulli kampion në takimin e parafundit me verilindorët.

Një humbje në shtëpi do të jetë një goditje e madhe për Kukësin që, gjithashtu, e sheh këtë ndeshje në formë shpagimi për dy humbjet që korçarët i kanë shkaktuar në këtë sezon futbollistik.

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Kale 19′ 

19′ GOOOOOL Kukësi. Kale kalon në avantazh vendasit, pas një gjuatje të saktë brenda zonës, duke tundur rrjetën e Teqes. 

17′ Moment i mirë për Kukësin me Donjet Shkodrën, topi largohet në goditje këndi nga Vangjeli.

14′ Rëmujë në zonën e Kukësit, Ali Soue, nuk përfiton, topi largohet nga Hoxha.

11′ Muzaka provon me një goditje nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

6′ Gavazaj dhe Muzaka kombinojnë bukur nga e djthta, por në fund mbrojtësi Shameti pastron zonën.

3′ Kukësi ekzekuton goditjen e parë nga këndi, topi largohet nga mbrojtësit e Skënderbeut.

1′ Ka nisur takimi.

Kukësi: Koliçi, Rrumbullaku, Shameti, Hoxha, Idrizi, Dzaria, Musolli, Bakaj, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Pakult

Skënderbeu: Teqja, Dita, Vangjeli, Aliti, Mici, Nimaga, Muzaka, Xhejms, Vila, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: K.Kola

Related posts

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

NDËRRON JETË KËNGËTARJA E NJOHUR/ Neymar i shokuar për humbjen e mikeshës: Refuzoj ta besoj

Delo.autor

QARRI HUMB DURIMIN/ Plas te Kamza: Presidenti pezullon “gjysmën” e skuadrës

Isa.Autor

Leave a Comment