Futboll Premier League

Liverpool, Arsenal dhe Tottenham në kërkim të mesfushorit të Watford

Mesfushori i Watfrd Abdoulaye Doucoure ka tërhequr rreth vetes tre nga klubet më të mëdhenj të  Premier League. Francezi është aktivizuar për 18 muaj në Premier League në Vicarage Road dhe është shënjestruar nga Arsenal, Liverpool dhe Tottenham. Doucoure ka treguar për programin Telefoot në televizionin francez se të tre skuadrat janë të vëna pas tij dhe duan që ta afrojnë këtë verë.

“Është e vërtetë që këto klube janë interesuar. Por, unë jam i Watford për momentin dhe dua që të mbyll sezonin më së miri”. Doucore është energjia e mesfushës së Watford-it dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asiste në 28 shfaqje këtë sezon.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino e ka vëzhguar nga afër Doucore-n dhe është mahnitur kur ai shkëlqeu në ndeshjen që Watford mundi Chelsea-n me rezultatin 4-1 në fillim të këtij muaji. Kontrata e Doucore është e vlefshme deri në verën e vitit 2020 dhe Watford ka vendosur që të bëjë një marrëveshje të re, ku do ta paguajë më shumë se 60 mijë paund në javë.

Megjithatë, pala e Hertfordshire e di se ai po gjurmohet nga klubet e mëdha dhe presin ndryshime në fund të sezonit. Nëse ata vendosin të shesin, Watford do të kërkojë më shumë se rekordi i klubit prej 20 milionë paund që ata e kanë fituar nga shitja e Odionit Ighalo në Super League-n e Kinës, te Changchun Yatai vitin e kaluar. Doucoure kushtonte vetëm 8 milionë paund  kur ai u ble nga Rennes në vitin 2016.

Related posts

“THUMBON” KEQ YLLIN IMMOBILE/ Cassano: Italia e fitoi Kampionatin Europian pa… sulmues

Delo.autor

U AKUZUA PËR PËRDHUNIMIN E TRTE GRAVE/ Nuk ka liri për mbrojtësin Mendy, ja dënimi që merr nga gjykata…

Delo.autor

Mancini “ngushëllon” Donnarumën: Të gjithë mund të bëjnë gabime

Sadik.Autor

Leave a Comment