Futboll La Liga Sport

REFUZOI TRANSFERIMIN TEK BARCELONA/ Tifozët shajnë në kor kampionin e botës…

Tifozët e Barcelonës i kishin rezervuar një pritje të veçantë, plot vërshëllima e sharje sulmuesit francez Antoine Griezmann që luan me rivalët e Atletico Madrid. Ky i fundit, verën e kaluar mori vendimin për të rinovuar me “colchoneros”, duke refuzuar transferimin te skuadra katalanase. Dhe tifozët kanë pritur rastin për t’i treguar vendin Griezmann, në ndeshjen që dy ekipet zhvilluan dje në “Camp Nou”.

Në momentin që spikeri jepte formacionet e skuadrave dhe përmendi emrin e Griezmann i gjithë stadium shpërtheu në vërshëllima. Kjo gjë ndodhte sa herë që sulmuesi prekte topin, ndërkohë që nuk mungoi edhe një kor i veçantë për lojtarin. “Griezmann, dil jashtë nga Camp Nou”, këndonin tifozët, që duket se nuk e duan sulmuesin te skuadra edhe pse përflitet se ky transferim mund të kryhet këtë verë.

Related posts

E PABESUESHME NË NATIONS LEAGUE/ Greqia shënon një EURO GOL ndaj Moldavisë (VIDEO)

Delo.autor

Nuk luan te Sevilla, Ganso kërkon largimin për Botërorin

Q.Autor

ANALIZON DERBIN E MADONINËS/ Saki: Duel europian, Milani energjik ndërsa Interi më dinak

Delo.autor

Leave a Comment