Futboll Premier League

Liverpool dhe Tottenham ndahen në barazim, Salah dhe Kane bëjnë çmendurinë në minutat shtesë

Liverpool dhe Tottenham kanë barazuar 2:2 në derbin e xhiros së 26’ të Premierligës angleze

Derbi i kësaj xhiroje në Premierligën angleze ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit në Anfield Road ka përfunduar baras 2:2.

Të dy golat për vendësit i shënoi Salah në minutën e tretë dhe në minutën e dytë të kohës shtesë 90+2.

Për mysafirët golin e parë e shënoi Wanyama, ndërsa gjithçka barazoi Harry kane në minutën e fundit të takimit, ku shënoi nga pika e bardhë.

Ai kishte mundësi të shënonte edhe një gol tjetër nga penalltia, por pritjen e tij e ndali portieri gjerman, Loris Karius.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool mbetet në vendin e tretë më 51 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë më 49 pikë.

Related posts

Vllaznia denoncon skandalin me Çinarin, u falsifikua transferimi i tij në Spanjë

Sadik.Autor

Zotëria 50 milionë euro po fluturon, por për ku?!

Q.Autor

E KONSIDERONTE DJALIN E TIJ/ Ish-trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

Delo.autor

Leave a Comment