Futboll Premier League Sport

CR7 E GODITI ME TOP, PASTAJ I DHUROI FANELLËN/ Stjuardja zvicerane: M’u duk se vdiqa, ja çfarë më tha Ronaldo

Punonjësja e sigurisë e pa veten duke “fluturuar” dhe plandosur përtokë, pasi e kapi në kokë një goditje shumë e fortë e Ronaldos me top, kur ylli portugez po bënte nxemjen para ndeshjes së Champions-it me Young Boys, në fushën e këtij të fundit. Ajo ra pa ndjenja në tokë, ndërsa mjekët nxituan për ta ndihmuar. Edhe vetë Cristiano vrapoi drejt saj i frikësuar për t’u siguruar se ajo ishte mirë.

Për fat, Nobile shpëtoi pa lëndime të rënda, por zbuloi se kishte frikë për jetën e saj, menjëherë pasi mbeti e shtrirë përtokë. Ajo i tha “Blick TV”: “Kur topi më goditi në kokë, ishte si të më kishin rënë me vare. E humba për momentin dhe rashë përtokë. Më pas u përmenda dhe pashë Ronaldon mbi mua. Aty thashë: Oh, Zoti im, jo, nuk kam vdekur!

Ronaldo më qetësoi: Jo, jo, mos ki frikë; je në duart e stafit mjekësor. Më falni! Çfarë po ndodh? A je mirë? Në fakt unë kisha dhimbje të mëdha. Isha shumë e trullosur, por pastaj pashë Ronaldon dhe dhimbja e kokës m’u zhduk”.

Përveç se u interesua në moment për shëndetin e saj, Ronaldo gjithashtu i dhuroi Nobile fanellën e ndeshjes, pas humbjes 2-1, çka e gëzoi pa masë atë. Në një intervistë të veçantë me “Globo Esporte”, Nobile zbuloi se nuk kishte pasur gjithmonë ëmbëlsi dhe dritë mes saj dhe portugezit. Ajo tha: “Kur luajti këtu me Real Madridin, unë përfundova duke e mallkuar. Nuk e dija kush ishte.

Loja kishte mbaruar, ai vazhdoi të vraponte në fushë. Në fakt, unë isha shumë e lodhur, i kërkova të futej te shokët në dhomat e zhveshjes. Ai më dërgoi të flisja me trajnerin. U ktheva dhe e pyeta sërish: Do ta përfundosh apo jo vrapimin? Ai më pyeti me ironi: Pse, kjo është Zvicra, e dashur?! Unë i reagova: Çfarë djali i vrazhdë! Në fakt, deri kur më goditi me top në kokë nuk më ka pëlqyer Cristiano Ronaldo”.

Megjithë “spicat” e tyre të kaluara, Nobile pranoi se nuk mendon që incidenti i së martës ishte një akt hakmarrjeje: “Nuk ishte hakmarrje, jo. Ai më mbante dorën, më përkëdhelte në fytyrë, më pyeste: a je mirë, a je mirë? Tani unë jam fansja numër një e Ronaldos!”

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT E STOLIT TË KOMBËTARES/ Trajneri Françesko Guidolin: Ata më kërkuan edhe mua…

Delo.autor

ANALIZA/ Kush është “asi nën mëngë” i trajnerit Pirlo që i lë të gjithë pas

Delo.autor

“DUHET TË FITONIM TË PAKTËN 3-0″/ Kapiteni Berisha: Me këtë shpirt të shkojmë edhe në ndeshjen tjetër

Delo.autor

Leave a Comment