Champions League UEFA

Liverpool niset si favorit, por Porto beson te “fortesa”!

Liverpool do të vizitojë për herë të tretë fushën e Portës për 1/8-t e finaleve të Champions League, teksa herën e fundit në vitin 2007 sfida u mbyll 1-1 dhe ky rezultat i dha mundësinë “të kuqve” të kualifikohen për në finale, ku më pas u mposht nga AC Milan. Liverpool ka fituar grupin e tij në Champions League, duke arritur edhe dy fitore 7-0. Ata kanë një ecuri të kënaqshme kundër ekipeve nga Portugalia me 0 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje, por golaverazhi është i barabartë 20-20. Nga ana tjetër, Porto vuan me kundërshtarë nga Anglia teksa ka 8 fitore, 9 barazime dhe 16 humbje. Vetëm dy nga këto fitore kanë ardhur pas vitit 2006.

Porto dhe Liverpool kanë qenë në “vazot” 2 dhe 3 në shortin e fazës me grupe. Hera e fundit që Liverpool ka qenë si favorit në një përballje të luajtur jashtë fushe në Champions League ka qenë në shkurt 2009, kur fitoi 1-0 ndaj Real Madrid. “Legjenda” e Liverpool, Jamie Carragher, një fitues i Champions League në vitin 2005, beson se skuadra e Jurgen Klopp mund të fitojë këtë ndeshje: “Do të jetë e vështirë ndaj Portos, padyshim, por Liverpool i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar. Robert Firmino i Liverpool mund të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Champions League në një edicion, nëse shënon të paktën një gol në 180 minutat kundër Porto.

Ndërkohë, kamerunasi Vincent Aboubakar është vetëm një gol pas Firmino, me pesë gola të shënuara në këtë edicion. Liverpool është kundërshtari më i vështirë me të cilin Porto është përballur deri tani, por portugezët mund të krenohen me faktin se kanë humbur vetëm një nga 44 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi në të gjitha veprimtaritë, 1-3 ndaj Besiktas në muajin shtator të Champions League. Vlen për t’u përmendur se ndeshjet ku luan Porto nuk prodhon shumë gola, pasi në katër nga pesë ndeshjet e fundit të bardhebluve janë shënuar mesatarisht më ka se 2.5 gola.

Related posts

Higuain apo Kane? Allegri jep këtë përgjigje para duelit së Championsit

Q.Autor

FORMACIONET / Akti i fundit i fazës në grupe në Champions, njihuni me rreshtimet e skuadrave

Isa.Autor

INTER KALON TURIN NË CHAMPIONS/ Inzaghi: Ishte objektivi im, kishte më shumë se 10 vite që…

Delo.autor

Leave a Comment