Champions League UEFA

Trajneri i Barcelonës ua ka frikën këtyre lojtarëve të Chelsea

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pret një përballje të vështirë në ‘Stamford Bridge’ ndaj Chelsea.

Nesër (e martë) skuadra e Chelsea do të jetë nikoqire e Barcelonës, në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Valverde në konferencën e mbajtur për shtyp, ka lavdëruar Chelsean dhe në përgjithësi skuadrat angleze, teksa shton se ‘Blutë’ kanë lojtarë shumë vendimtar në skuadër, duke përmendur edhe disa prej tyre.

“Ekipet e Premierligës janë në formë të mirë në Evropë prapë pas disa vitesh. Ekipet angleze kanë një ligë të fuqishme, është normale që ata të jenë në krye”, ka deklaruar Valverde, përcjell lajmi.net.

“Duhet të kemi parasysh se kemi përballë kampionët në fuqi të Anglisë, Chelsea”.

“Ata kanë lojtarë vërtetë vendimtar, Hazard, Morata, Giroud e Pedro. Do të jetë përballje e vështirë për të gjithë”.

Related posts

MANCHESTER CITY-PSG/ Mbappe nis nga stoli, Guardiola kërkon të shkruajë historinë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“Tërmet” në Olimpico, Roma shënon edhe golin e dytë

Sadik.Autor

(FOTO) Roma nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Liverpool një ditë para hedhjes së shortit

Sadik.Autor

Leave a Comment