Futboll

Liverpooli i interesuar për portierin e Real Madridit

Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e Keylor Navasit nga Real Madridit, sipas Diario Gol.
Sipas mediumit spanjoll, portieri i Kosta Rikës asnjëherë nuk ka qenë i parapëlqyeri i Florentino Perezit, me Realin që shpreson ta transferojë David de Gean apo Thibaut Courtoisin gjatë verës.

“Të kuqtë” mund të hidhen në sulm për ta blerë 31-vjeçarin, por tani për tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të paguar më shumë se 20 milionë euro për të, çmim ky tepër i ulet për kërkesat e Real Madridit.

Related posts

United i frikësohet Realit, gati kontratë të çmendur për De Gean

Sadik.Autor

SITUATË E RËNDË PËR LEGJENDËN PELE! Prej 6 ditësh i shtruar në spital

F.autor

U RIKTHYEN NË PREMIER LEAGUE/ Klubi zyrtarizon transferimin rekord, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment