Futboll La Liga Sport

NUK PO GJEN NJË VEND NË SKEMË/ Griezmann bëhet problem tek Barcelona, e ka parakaluar shoku u skuadrës

Ronald Kuman nuk di çfarë të bëjë me Grizmanin. Pavarësisht deklaratës që bëri në fillimin e sezonit se Antuan dhe Frenki de Jong do të luanin në pozicionet e duhura në fushën e lojës, situata nuk është aq e lehtë. Muajt kalojnë dhe trajneri nuk po i gjen dot vendin sulmuesit francez. E para, për arsyen se Kuman mendoi që Mesi do të largohej dhe ai do të ishte “gjenerali” i sulmit të Barcelonës.

E dyta, sepse francezi nuk është i aftë të përfshihet në mekanizmat e skuadrës ose sepse nuk ka personalitetin e duhur. E vërteta është që te Barcelona ka një çështje që duhet zgjidhur. Tri ndeshjet e fundit kanë sjellë vetëm lajme negative për Grizmanin. Fillimisht ishte zëvendësues ndaj Vajadolidit, ku nuk luajti asnjë minutë. Në ndeshjen ndaj Eibarit kishte shansin që të “hakmerrej”, por as nuk mori përsipër të godiste penalltinë e humbur nga Breithueit. Në sfidën me Hueskën luajti vetëm pak minuta dhe tani është e qartë se sulmuesi kryesor i Barcelonës është Breithueit.

Janë ditë të vështira për francezin, por është gjithashtu e vështirë të shpjegosh se pse një lojtar me kaq shumë talent dhe me një të shkuar të rëndësishme nuk po bëhet dot lider te katalanasit. Grizman është profesionist dhe talenti i tij nuk diskutohet, por në fushën e lojës nuk po shkëlqen dhe ekipi ka nevojë për rezultate. Ai ka 7 javë pa shënuar në La Liga dhe kjo është shumë për një lojtar të atij niveli.

Ai ka luajtur 20 ndeshje në këtë sezon, por vetëm në 5 prej tyre ka qëndruar në fushë gjatë 90 minutave. Po kalon një moment të vështirë dhe duhet patjetër që të marrë përgjegjësi. Por, duhet të futet në lojë edhe Kuman, i cili premtoi që do ta bënte lider të skuadrës dhe do ta aktivizonte aty ku ndihej më mirë. Për momentin ka rezultuar një premtim i kotë.

Related posts

Igli Tare piketon zëvendësuesin e De Vrij te Lazio

Sadik.Autor

CANDREVA NË ROLIN E KAMARIERIT/ Sampdoria e prezanton me pamje të veçantë (VIDEO)

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Broja në verë te Milani, do të zëvendësojë Ibrahimoviçin

F.autor

Leave a Comment