Futboll

Llullaku i bashkohet Alijit, dy kuqezinj te Virtus Entella në Seria B

Virtus Entella zyrtarizoi sot se ka fituar përfundimisht të drejtat e lojtarit Azdren Gani Llullaku (sulmues, i lindur në Istog, më 15 shkurt 1988). Futbollisti në fjalë luan me ekipin kombëtar shqiptar, ndërsa mori një mirëseardhje të ngrohtë nga presidenti Gozzi dhe gjithë familja “Entella”. Në Itali, ai tashmë ka milituar me Conegliano, Sacilese, Sudtirol, Domegliara dhe Tamai, përpara përvojave jashtë vendit, e fundit prej të cilave tek Astana. Llullaku i bashkohet shqiptarit tjetër te kjo skuadër e Seria B, Naser Aliji. Ai do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18. “Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali dhe që do të jem pjesë e kësaj skuadre”, – komentoi në rrjetet sociale Llullaku, pas firmosjes së kontratës.

Related posts

“I RRETHUAR NGA LOJTARË FANTASTIK”/ Breithueit: Pas përqafimit me “Jashtëtokësorin” nuk do ta…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi drejt divorcit me Modric, kërkon yllin me vlerë “galopante”…

Delo.autor

MBROJTËSI SHQIPTAR NË FORMË/ Shtohen shanset e aktivizimit si titullar të Marash Kumbullës

Delo.autor

Leave a Comment