Futboll Seria A

Luajti në një pozicion të ri, trajneri i Crotones jep vlerësimin për Ajetin

Arlidn Ajeti ishte protagonist ditën e djeshme me skuadrën e Crotones, teksa mori një pikë përballë Atalantës së Berishës, gjithashtu edhe duke asistuar tek goli.

Përveç asistit, ra në sy edhe pozicionimi para linjës së mbrojtjes. Trajneri Zenga e aktivizoi si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe për të ndihmuar në krijimin e aksioneve të reja.

Duke parë performancën e mirë të shqiptarit, nuk munguan as lavdërimet pas ndeshjes.

“Gjatë javës ne kërkojmë zgjidhje alternative dhe pozicioni i Ajetit ishte ndër gjërat që kemi provuar. Ai u tregua i gatshëm për të luajtur, për të provuar gjëra të reja dhe gjithashtu asistoi në gol”, deklaroi Zenga.

Related posts

Iniesta: Coutinho s’ka ardhur për të dalë në pension te Barça

Q.Autor

KATEGORIA E PARË/ Fitore të rëndësishme në Lezhë dhe Shijak, ELBASANI “duarbosh”

Isa.Autor

PËSOI NJË DËMTIM HORROR FUNDJAVËN QË LAMË PAS/ Andre Gomes thotë fjalët e para pas operacionit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment