Futboll La Liga

Iniesta: Coutinho s’ka ardhur për të dalë në pension te Barça

Andrés Iniesta, kapiteni i Barcelonës, ​​theksoi rëndësinë e nënshkrimit të Philippe Coutinho me katalanasit. Iniesta foli në zonën e përzier, pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Celta, që korrespondon me finalen e tetë të “Copa del Rey” (2017-2018) dhe vuri në dukje se Coutinho është një nënshkrim i mirë, që vjen për të shtuar cilësinë në skuadër.

“Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, por jam një lojtar i klubit dhe gjithmonë kam thënë se te Barcelona duhet të jenë më të mirët. Coutinho është një nga më të mirët, i ri, me një talent të lindur.

Dhe Barcelona është një klub, ku ai mund të vazhdojë të rritet. Përtej kësaj, vjen si një lojtar i ri, i cili nuk do të dalë në pension këtu, në moshën 33 vjeç, çka nuk është çështja. Coutinho kombinon shumë mirë, i përdor të dyja këmbët mjaft mirë, krijon dhe shënon. Te barcelona do të gjejë një mjedis shumë të mirë për t’u rritur. Një tjetër gjë është çmimi i tregut. Përtej shumave të shpenzuara, na bën të lumtur se është i yni tashmë”.

Related posts

FOTOLAJM/ Çudira SHQIPTARE në Superiore, në “Loro Boriçi” vijëzimi bëhet me… tallash

F.autor

U PËRBALL ME “KATALANASIT” NË MIQËSORE/ Iniesta tregon emocionet e ndeshjes kundër Barcelonës

Delo.autor

FURNIZON SULMIN ME GOLA/ Mesfushori Calhanoglu “xholi” i Inzaghit, gati të ndriçojë Inter-in

Delo.autor

Leave a Comment