Futboll Seria A

Lufta mes Juventus dhe Napoli do të vendoset të mërkurën

Dueli më i bukur që është parë në Itali në vitet e fundit vazhdon përpara në shenjën e rekordeve. Vetëm Inter, më parë, ka arritur të grumbullojë më shumë se 66 pikët e Napoli-t pas 25 javësh kampionat. dhe askush nuk ka qenë në gjendje, si vendi i dytë në renditje, të grumbullojë 65. Domethënë, jemi dëshmitarë të një luftë të paprecedentë mes dy skuadrash që, mes shumë diferencash, gjejnë një mënyrë të ngjasojnë.

Kjo garë paralele duket se do të vazhdojë deri në fund dhe ndjesia e përgjithshme, duke lënë mënja ndeshjet europiane, është se titulli do të fitohet një të mërkurë. Po, sepse duhet shikuar dhe studiuar me kujdes kalendari për të parashikuar se kur mund të vendoset kjo sfidë. Të gjithë javët janë të rëndësishme, si ajo e 3 marsit, me Napoli-n që do të presë Roma-n dhe Juventus që do të luajë në fushën e Lazio-s, por java më e rëndësishme mund të jetë ajo e përballjes së drejtpërdrejtë të 22 prillit.

E vetmja javë me tri ndeshje të kampionatit që do të luhen në tetë ditë . Në fillim do të luhen sfidat Milan-Napoli dhe Juventus-Sampdoria, më pas do të vijë e mërkura e fundit e Serisë A për këtë sezon, me Udinese dhe Crotone, për të arritur tek super sfida që do të luhet në “Allianz Stadium”. Ka shumë mundësi që kampionati të mos vendoset në përballjen direkte, por mund të jenë zgjedhjet që do të behën në ndeshjet e mesjavës ato që mund të rezultojnë përcaktuese.

Related posts

Ambasada amerikane dhe ruse përplasen për sfidën Kroaci-Rusi: Kur do t’ua hiqni vizat kroatëve?

Isa.Autor

LIVE/ Bilanc kuqezi, e ardhmja e Edy Reja, çështja Broja dhe objektivat, Duka thyen heshtjen

Delo.autor

NË KËRKIM TË SPONSORIT TË RI/ Pronari i Inter në bisedime me gjigandët…

Delo.autor

Leave a Comment