Futboll Sport

Entuziazëm në Torino, po zbarkon Cristiano Ronaldo

E ndërsa Juventusi është i impenjuar në turneun amerikan Internetional Champions Cup, sot në aeroportin e Torinos zbarkon Cristiano Ronaldo.

Kjo është herë e  dytë brena du javësh që “ylli” portugez shfaqet kryeqendrën e Piemontit, por këtë herë për të qëndruar dhe për të nisur stërvitjen me skuadrën bardhezi, që shpenzoi plot 100 milionë euro për ta blerë nga Reali i Madridit.

Ka shumë entuziazëm mes tifozëve bardhezi për afrimin e një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit. CR7 do të vijojë përgatitjet në qendrën stërvitore Continassa, për të qenë sa më parë i gatshëm fizikisht për sezonin e ri futbollistik.

Portugezi do të vijojë stërvitjen individuale nën urdhrat Aldo Dolcettit, (ish-trajner i skuadrës së të rinjve të Milanit), njeriut më të besuar të Allegrit.

Ronaldo do të bashkohet me futbollistët e tjerë pjesëmarrës në “Rusi 2018”, si Higuain, Dybala, Cuadrado, Bentancur dhe Douglas Costa.

Related posts

Aksident i frikshëm në pistën e Belgjikës, makina e Alonso fluturon në ajër (VIDEO)

Isa.Autor

Simeone feston si i çmendur kalimin në finale të Europa Leagues (VIDEO)

Sadik.Autor

Dorëzohet presidenti i Milanit, i shet 30 % të aksioneve një investitori minoritar

Sadik.Autor

Leave a Comment