Futboll

Lukaku zhbllokon, Sanchez vulos fitoren ndaj Huddersfield

Manchester United ka vuajtur por arriti të merrte një fitore falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë ndaj Hudderslfield, me ndeshjen që përfundoi 2-0. Ishte një ndeshje ku dukej qartë tensioni i lojtarëve, pasi një rezultat negativ në Old Trafford ndaj një prej skuadrave më të dobëta të kampionatit do të ishte fatal. Dhe gjatë pjesës së parë kishte shumë mundësi të shpërdoruara nga Sanchez me shokë.

Loja u dominua nga Djajtë që nga minuta e parë, me Huddersfield që rrallëherë shkeli në gjysmëfushën kundërshtare, por golat nuk po vinin. Të paktën deri pas pushimit. Ishte Romelu Lukaku ai që nuk zhgënjen ndaj skuadrave të vogla që ka kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 55’ pas një krosi të përsosur të Mata-s.

Lojtarët e United morën frymë thellë, pasi puna më e vështirë kishte kaluar, dhe Sanchez dyfishoi rezultatin duke shënuar golin e tij të parë me United pas penalltisë së humbur ai shkon të shtyjë në rrjetë topin që portieri Lossl kishte lënë brenda zonës. Një fitore që e mban në vend të dytë United dhe e afron me dy pikë nga City, ndërsa Huddersfield ndodhet në vend të parafundit të renditjes së Premier League.

 

Related posts

PLAS TEK KLUBI I KATEGORISË SË DYTË/ Trajneri jep dorëheqjen, kapiteni përjashtohet për tolerim ndeshje

Delo.autor

ZYRTARE/ Erë ndryshimi në Milano, Milan bëhet me drejtor të ri

F.autor

LIVE/ Serbia pragmatiste e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment