Futboll Seria A Sport

NUK PO SHKËLQEN/ Trajneri i parë zbulon sekretet e RONALDOS, Allegri duhet që ta…

Pas sfidave të para pa gol, Cristiano Ronaldo ka hyrë në ritmin e Seria A dhe tashmë ka shënuar 3 gola në 6 ndeshje me Juventusin. Disa orë para betejës për titull ndaj Napolit, trajneri i tij i parë në atë kohë te Sporting, Leonel Pontes, dha një intervistë të gjatë me gazetën e Torinos, “Tuttosport”, kur tregoi edhe fillimet e CR7:

“Në moshën 12-vjeçare ai mendonte të kthehej përsëri në Funchal (Madeira). Ronaldo u kthye në shtëpi për herë të parë për Krishtlindjet e vitit 1997. Dhe nuk donte të rikthehej më në Lisbonë. Ai qante, nuk donte të largohej nga familja. Kjo e fundit i dha atij mbështetjen e nevojshme, edhe unë bisedova me të. Me të vërtetë të gjithë besonim se kthimi në Lisbonë do të ishte zgjedhja e duhur për karrierën e tij, sepse kishte gjithçka për t’u bërë një lojtar i madh”.

Sa për të ardhmen e CR7 me fanellën bardhezi, që mban veshur aktualisht, Pontes e imagjinon atë të ndritshme: “Falë fizikut, elasticitetit, përkushtimit në punë dhe kujdesit për trupin e tij, mund të them se Ronaldo do të vazhdojë të jetë në nivel të lartë edhe për të paktën katër vite. Ai është shumë i motivuar nga kjo sfidë të re dhe, gjithashtu, dëshiron të luajë në Kupën e Botës së ardhshme. Ne do ta shohim Ronaldo në Katar, në vitin 2022″.

Në aspektin taktik, megjithatë, edhe pse ishte trajneri i parë që punoi me Ronaldon në Lisbonë, Pontes ka disa këshilla për Massimiliano Allegrin: “Unë mendoj se Cristiano nuk do që të jetë sulmuesi i parë në një skemë 4-2-3-1. Ndoshta kjo funksionon në një sulm me tre, por pas tij të luajë një lojtar shumë sulmues, më afër tij.

Unë do të thosha se Ronaldo shprehet më mirë me skemën 4-4-2, ose me atë 4-1-3-2, me dy mesfushorë të brendshëm, të cilët, gjithashtu, mund të luajnë jashtë, ose me klasiken italiane 3-5 -2. Në modulet 4-3-3 dhe 4-2-3-1 e shoh atë pak më produktiv, por për hir të suksesit, Allegri do ta dijë se çfarë është më e mira për atë dhe Juventusin”.

Ndërkohë, për ndeshjen e rëndësishme kundër Napolit, trajneri bardhezi mendon të aplikojë skemën 4-3-3, me Ronaldon në qendër të “tridentit” ofensiv. Dhe ai është i bindur për produktin e jashtëzakonshëm të portugezit në sfidat e rëndësishme.

Related posts

Egjipt- Uruguaj/ Çfarë rasti ka humbur Luis Suarez! (VIDEO)

Sadik.Autor

CIKALLESHI-MANAJ/ Zbulohet plani kundër Hungarisë. Trajneri Reja i kthehet skemës “klasike”

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Pas një goditje nga këndi, Ostigard ndëshkon me kokë Milan-in (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment