Futboll La Liga

At. Madrid nuk fal në shtëpi, Costa gjen sërish golin

Atletico Madrid vijon të ruajë ritmin e Barcelonës kryesuese, teksa ka mposhtur pasditen e sotme Athletic Bilbaon me rezultatin 2-0. Në “Wanda Metropolitana” nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për skuadrën e Simeones, që zhbllokoio rezultatin vetëm në pjesën e dytë, pas golit të shënuar nga Gameiro.

Në minutën e 80 ishte sërish Kevin Gameiro që asistoi për Diego Costën dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, duke i dhënë qetësi madrilenëve. Me këtë fitore, Atletico mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, 7 më pak se Barça kryesuese.

Related posts

MË 17 TETOR DO TË LUHEJ DERBI I KRYEQYTETIT/ Ja të gjitha javët e “djegura” nga bojkoti i kampionatit

Delo.autor

Absurdi vazhdon në Shqipëri, shikojeni dhe gjykojeni vetë

Sadik.Autor

PRAPASKENAT TEK MILAN/ I irrituar nga shkarkimi i Boban, Ibrahimovic grindet me Gazidis

Delo.autor

Leave a Comment