Futboll La Liga Sport

DY TË “DËNUARIT” E BARCELONËS LUAJNË TENIS SË BASHKU/ Messi-Suarez në pritje të vendimit për të ardhmen e tyre (VIDEO)

“Miku i mirë në ditë të vështira”, Luis Suarez është duke iu gjendur afër Lionel Messit në këto ditë të vështira për argjentinasin. Leo Messi ka disa ditë që po e mendon largimin nga Barcelona, dhe është bërë temë kryesore për ditë me radhë në gjitha mediat botërore.

Megjithatë, nëse deri sot ishte me një këmbë jashtë, gjithçka mund të ndryshojë pas takimit të dytë të babait të tij, Jorge Messi me numrin një të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, të enjten në mëngjes. Sido që të jetë, derisa babai i tij po ‘lufton’ për të gjetur një zgjidhje më të mirë për djalin e tij, Leo në shtëpinë e tij në Barcelonë, është kapur nga kamerat duke luajtur ‘Paddle Tennis’ me shokun e tij më të mirë, Luis Suarez, që i ka qëndruar pranë që nga dita kur Leo kërkoi largimin nga Barcelona.

Ata luajtën në mëngjes para se Jorge Messi të kthehej në shtëpi pas takimit me Bartomeun dhe më për 68 minuta, Jorge ka diskutuar me Leon që sipas JUGONES, tani mund edhe të jetë marrë një vendim, zyrtarizmi i të cilit nuk përjashtohet të vijë madje sonte.

Related posts

NJIHET PËR POZA PROVOKUESE/ Ka shpikur një model të ri bikini. Ja kush është e dashura e re e Prince Boateng (FOTO)

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Barcelona ngre podium gjenial me 34 trofetë e fituar nga Messi

Delo.autor

“EURO 2020″/ Çekët përfitojnë një penallti, sulmuesi Schick shtang Kroacinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment