Futboll Premier League

Man City dëshiron Hazardin, Chelsea i kërkon Agueron në marrëveshje

Chelsea janë të gatshëm të dëgjojnë ofertën e Manchester City për Eden Hazard, por vetëm nëse ata marrin si shkëmbim sulmuesin Sergio Aguero.

Kampionët vjeshtor të Ligës Premier, Man City janë të gatshëm të shpenzojnë për transferimin e yllit të Chelseat, Hazard.

Sipas mediumit britanik Sunday Star, Qytetarët janë gati të ofrojnë 150 milionë funte për të sjellë në Etihad objektivin e tyre të lartë.

Aguero është në formë të lart këtë sezon (Getty Images)

Sipas këtij mediumi anglez, Chelsea do të donte që në marrëveshje të përfshihet Aguero, pasi argjentinasi do ta kishte zgjidhur problemin e tyre me gola të vazhdueshëm.

Real Madrid janë gjithashtu duke mbajtur sytë tek situata e Hazardit pasi ata janë të prirur për të përmirësuar linjën e tyre të parë pas një sezoni zhgënjyes të La Liga.

Klubi mbretëor u raportua më herët se kanë gati një ofertë në vlerën e 113 milionë eurove plus shërbimet e Gareth Bale për yllin belg.

Ndryshe, të dy lojtarët, Hazard dhe Aguero kanë ende edhe nga dy vjet në marrëveshjet e tyre aktuale me klubet respektive.

Related posts

Befason presidenti i Napolit, pas Barit kërkon të blejë edhe klubin kroat

Isa.Autor

Finalja e Kupës, Ilir Daja kërkon “bis” trofesh nga Skënderbeu i tij

Sadik.Autor

PSG ‘pazar’ tek Chelsea, Kante objektivi i radhës për mesfushën

Q.Autor

Leave a Comment