Futboll

Man City dhe Man United insistojnë për Kroosin

Gjigantët e Premierligës e duan me çdo kusht Toni Kroosin në Angli.
Manchester United dhe Manchester City do të ‘luftojnë’ për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, raporton El Confidencial, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori gjerman është gati për një sfidë të re pas katër sezoneve në Spanjë. 28 vjeçari beson se tani është koha që të provojë fatin edhe në Premierligë.

Pep Guardiola e ka menaxhuar Kroosin për një sezon te Bayern Munichu dhe sikur me Alexis Sanchezin, duhet të luftojë kokë më kokë me Jose Mourinhon për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Los Blancos, që ka fituar dy Liga të Kampionëve me Realin.

Kroos ka bërë 176 paraqitje për Realin deri më tani, duke shënuar 11 gola – teksa ka fituar më shumë se 10 tituj me Los Blancos.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Partizani dhe Tirana ndajnë pikët në “Air Albania”, përfiton Teuta

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ Kush është Felix Brych, gjyqtari që do të vendosë drejtësi në “Wembley”

Delo.autor

SHUMË YJE MUND TË LARGOHEN NGA BLUTË/ Çelsi projekton Brojën titullar

F.autor

Leave a Comment