Champions League UEFA

Manchester City shpartallon Baselin , Tottenham kthen lojën në Allianz Stadium

Nëntë minuta: Juventusi në majën e Europës, 2 gola Higuain, asnjë juventin në histori nuk kishte shënuar kaq shpejt dy gola në një ndeshje në Champions. Totenhemi qesharak në mbrojtje, sidomos në fillim të ndeshjes, por edhe më pas bëri plot gafa. Po atëherë? Si ka mundësi që Juventus-Totenhem përfundoi 2-2? Shpjegim i thjeshtë: Totenhemi luajti futboll, dominoi në fushë, pati thuajse 70% zotërim topi, mbretëroi në mesfushë dhe luajti pa frikë.

Frikën e njeh mirë Maks Alegri dhe Juventusi i tij psa golit të dytë u tërhoq pas, priti prë ndonjë kundërsulm, që në fakt e pati, fitoi edhe një penallti në fund të pjesës së parë, por Higuain e humbi (traversë), ashtu si humbi edhe një rast të pastër më parë.

Herry Kane tregoi se është një super sulmues, ndërsa Eriksen në pjesën e dytë shënoi me goditje dënimi, duke treguar se është ndër lojtarët më të nënvlerësuar në Premier Ligë.

Kthimi në “Wembley” do të jetë sërish betejë, por Juves i duhet fitore, pikë.

 

Ndërkaq, pa histori ndeshja mes Bazelit e Mançester Sitit, një stërvitore e fituar 4-0 nga anglezët, me 3 gola në pjesën e parë. Gundogan, Bernardo Silva, Aguero dhe sërish Gundogan hodhën në tapet Bazelin në 53 minuta lojë. Sepse Davidi i vogël jo gjithmonë e mund Golinë, aq më shumë kur ky i fundit të thyen kokën me para!

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Përplasja me Ronaldo-n e ka lënë me pasoja, ylli bavarez rrezikon ndeshjen e kthimit

Sadik.Autor

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon CR7

Delo.autor

NDËSHKOI “DJAJTË E KUQ” NGA MESI I FUSHËS/ Ja çfarë kuptimi kishte gjesti i Coutinhos pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment