Europa League UEFA

Marseille-Braga, francezët nuk kanë pësuar humbje në shtëpi

Braga ka qenë finaliste e Europa League në 2011-ën, por ka humbur në finale kundër Porto-s. Nëse do të duan të luajnë edhe në në finalen e këtij edicioni, ata do të duhet të kalojnë fillimisht pengesën Marseille. Kjo ndeshje e 1/16-ve të Europa League, do të jetë përballja e tretë mes këtyre dy skuadrave në historinë e Europa League. Braga është mundur 1-0 në shtëpi, në përballen e sezonit 2015/16 të Europa League.

Në gjashtë ndeshje të luajtura kundër ekipeve portugeze në kompeticionet Europiane, Marseille ka marrë 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, me një rezultat të përgjithshëm 9-8. Përballja tjetër e vetme e Braga-s me një ekip francez është zhvilluar në 1/16-at e edicionit 2008/09 të ish-Kupës UEFA, kundër PSG. Portugezët kanë humbur 1-0 në shtëpi pasi kishin barazuar 0-0 në “Parc des Princes”.

Gjithsesi, skuadra e Abel Ferreira-s do të paraqitet në këtë ndeshje me një moral shumë të lartë, duke parë se e kanë mbyllur në vendin e parë Grupin C, duke shënuar më shumë se kundërshtarët e tyre (9 gola). Nga ana tjetër, Marseille nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet e këtij sezonit të Europa League që ka luajtur në shtëpi (4 fitore, 1 barazim), por asnjë klub nuk ka marrë më shumë kartonë të kuq se francezët (3).

Related posts

Atletico Madrid-Marseille, në Lyon vendoset njëri nga titujt e Europës

Sadik.Autor

UEFA i bën thirrje BE-së për transferimet e futbollistëve

Sadik.Autor

Shtypi katalanas ironizon Real Madrid-PSG: Kush është numri 2?

Q.Autor

Leave a Comment