Futboll Seria A

Mediat italiane: Dybala do të largohet në fund të sezoni për këtë arsye

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit. Kjo është bomba e merkaton e hedhur nga revista “Chi”. Sipas të përjavshmes italiane, sulmuesi nuk e ka rinovuar qiranë e shtëpisë luksoze që ka në Torino. Në bazë të këtij vendimi duket se është pikërisht dëshira e “Joya”-s për të ndryshuar skuadër në përfundim të këtij sezoni. Sipas “Chi” ai ka zgjedhur edhe ekipin e tij të ardhshëm: Barcelona.

Sezoni i Dybala ka filluar shumë mirë, por më pas lojtari ka pësuar një rënie të papritur të rendimentit, aq sa ka bindur Allegri-n ta lërë në stol. Situata është përkeqësuar nga dëmtimet që nuk e kanë lënë të luajë me vazhdimësi. Kështu, Dybala mund të ketë vendosur të pranojë ofertën e Barcelona-s dhe të ndryshojë ambient shumë shpejt. Për momentin, ai ka një muaj që është ndalur nga një dëmtim dhe po punon për t’u rikthyer.

Related posts

Partizani i “lodhur” për Europën/ Gega nis me “rikonstruktimin” e skuadrës së kuqe

Sadik.Autor

ISH-TRAJNERI I “DJAJVE TË KUQ”/ Mourinho: Gjithçka nisi në 2004, kur të dy donin të më…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Nigeria i bën tiki-taka Islandës por nuk konkretizon

Isa.Autor

Leave a Comment