Futboll Sport

Rikthehet ”makthi” i Partizanit, por ka probleme

Luftëtari pret Partizanin të mërkurën dhe për trajnerin Hasan Lika ka një lajm të mirë. Kristal Abazaj, sulmuesi anësor i bluzinjve, do të jetë i gatshëm për gjirokastritët, pasi ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë. Autori i 12 golave në kampionat, shënuesi më i mirë i skuadrës së tij, mungoi ndaj Kamzës dhe kundër Partizanit do të kërkojë të realizojë sërish dhe të ndihmojë ekipin për të marrë fitoren që do t’i afronte shumë pranë Europës.

Te Partizani ende u kujtohet ai gol i shënuar në humbjen 5-0 të pësuar në Gjirokastër dhe me siguri do të marrin masa për ta mbuluar atë, pasi është një lojtar shumë i rrezikshëm. Jo më kot Anderlecht ka paguar shumën e 750 mijë eurove për Abazajn te Skënderbeu dhe në verë e pret krahëhapur. Kështu trajneri Hasan Lika mund të kthehet me treshen e zakonshme të sulmit, me Bregun dhe Abazajn nga krahët, kurse Shkurtaj në majë. Nga pas e vlefshme është edhe ndihma e Rrocës.

PROBLEMET – Por nëse Abazaj kthehet, janë dy lojtarë të tjerë që e humbasin ndeshjen me Partizanin, pikërisht për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. Albano Aleksi dhe Lejdi Liçaj janë ata që nuk do të mund të luajnë në takimin me të kuqtë dhe mungesat e tyre normalisht që ndikojnë te gjirokastritët, pasi bëhet fjalë për dy lojtarë të rëndësishëm të formacionin. Trajneri Lika i duhet të gjejë një zgjidhje dhe me shumë mundësi Rapa do të luajë sërish në të djathtë të prapavijës, ku luan zakonisht Liçaj.

Stafi teknik duhet të mendojë për lojtarin që do të luajë në krah të Behar Ramadanit. Marc Aurelio dhe Kristo Minga janë dy kandidatët për një vend titullari. Gjatë këtyre ditëve do të vendoset se si do të luhet, ndërkohë që e sigurt është vetëm diçka, që Luftëtari do të kërkojë të marrë tre pikët, në mënyrë që për herë të parë të marrë pjesën në Kupat e Evropës.

Related posts

STUDIMI I MOSHËS/ Ja cilat janë skuadrat më të REJA dhe më të VJETRA në Europë

Isa.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Ish-ylli i Seria A flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Delo.autor

BRAZILIANI KA VENDOSUR/ Marcelo kërkon sërish largimin nga “Los Blancos”, ja klubi i zgjedhur

Delo.autor

Leave a Comment