Futboll Seria A

Menaxheri i Hysajt: Ka tre vite që i ka futur pilotin automatik

Menaxherit Mario Xhiufredi nuk i mbarojnë elozhet për Elseid Hysajn. Lojtari shqiptar që ai menaxhon, është kthyer përsëri në vëmendjen e mediave me paraqitjet pozitive që po bën dhe sipas Xhiufredit, është e drejtë që të cilësohet ndër më të mirët në Europë në rolin e tij.

“Nuk kam më çfarë të them për Hysajn. U bënë tre vite që ka futur pilotin automatik duke dhënë paraqitje mesatarisht të larta. Ai nuk ka mbushur ende 24 vjet dhe mendoj se Elseidi është aktualisht i padiskutueshëm”, tha Xhiufredi për “Radio 24”.

Ndonëse Hysaj pritej të ndryshonte ambient gjatë verës, meqë kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha të Europës, mediat italiane bëjnë të ditur se futbollistin e tërheq ideja që të kalojë një tjetër vit te Napoli. Lojtari është kthyer në një element të pazëvendësueshëm te napolitanët, një prej elementëve kyç të ecurisë së këtij sezoni ku skuadra duket në gjendje të rivalizojë Juventusin për titullin kampion.

Related posts

Rivaldo këmbëngul: Nëse Neymar do të fitojë “Topin e Artë”, duhet patjetër që…

Isa.Autor

FUSHË E RE PËR EKIPIN E BARCELONËS/ Ja si “Camp Nou” shndërrohet në kantier ndërtimi (FOTO)

Delo.autor

Apelimi në KAS, sot afati i fundit për Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment